You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Kastratit i del gënjeshtra në shesh: E kush nuk e do Kroacinë? Po tani jam te Kosova

Kastratit i del gënjeshtra në shesh: E kush nuk e do Kroacinë? Po tani jam te Kosova

Tashmë është e qartë ashtu si edhe drita e diellit, Lirim Kastrati zotëron aftësi të mëdha për të qënë një futbollist i kualitetit të lartë, por i duhet të punoj shumë për deklaratat që jep në media. Në pjesën e parë të sezonit ka shkëlqyer me Lokomotivën e Zagrebit, duke shënuar shumë gola dhe duke marrë gjithë vëmendjen e Europës.

Asokohe do të vinte edhe një prononcim për “Index.hr”, ku lojtari e jepte qartë dëshirën e tij mbi zgjedhjen e Kombëtares: “Kam dëshirë të luaj me Kroacinë. Nuk e kam pashaportën, por në tre vite e marrë atë dhe jam gati për ta. Kroacia ka futboll më të fortë se Kosova dhe Shqipëria, prandaj dua ta mbaj veshur atë fanellë”.

Në momentin që Kastrati e pa se flirtimi nuk shkoi siç duhet, atëherë e ndryshoi menjëherë zgjedhjen e tij. Sigurisht, këtu nuk ka asgjë të keqe pasi nuk është as i pari dhe as i fundit, që e sheh vendlindjen si një zgjedhje të dytë në rastin më të mirë. Sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit zgjodhi Kosovën, por e teproi disi me deklaratën e dashurisë, në një prononcim për “Sporti në KTV”:

“Nuk e kam thënë në asnjë media se unë do ta lë Kosovën për Kroacinë. Intervista ime është keqinterpretuar. Kam thënë se nëse Kosova dhe Shqipëria nuk do më ftonin dhe do të isha i lirë, do të luaja edhe për Kroacinë, por në asnjë moment nuk do ta lë Kosovën për asnjë Kombëtare tjetër, pasi vendimin e kam marrë para disa viteve. Jam i lindur dhe rritur në Hogosht të Kamenicës dhe do të jap më të mirën për vendin tim të lindjes”.

Qartazi, ky futbollist është duke përdorur dy standarte, teksa në mediat shqiptare jep një version të historisë, ndërsa në mediat kroate, krejtësisht një tjetër. Në intervistën e fundit, dhënë para dy ditëve për “100posto.hr”, kur Kastrati pyetet në lidhje me dëshirën për Kombëtaren e Kroacisë, përgjigja e tij nuk lë vend më për trajtim: “Dhe kush nuk do të donte të luante për një nga më të mirët në botë? Sigurisht, do të më pëlqente të luaja për Kroacinë, por tani nuk është e mundur sepse i kam zhvilluar disa ndeshje për Kosovën”, thotë Kastrati. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top