You are here
Home > Kombëtarja > Biznes që e nxjerr vetëm me humbje, Ançeloti ndryshon gjithçka për Elseid Hysajn

Biznes që e nxjerr vetëm me humbje, Ançeloti ndryshon gjithçka për Elseid Hysajn

Në merkaton e janarit të gjithë vendosnin dorën në zjarr për largimin e Elseid Hysajt nga Napoli. Kjo për shkak edhe të trajnerit Sari, njeriu që e kishte rritur shkodranin, me këtë të fundit që pa ish-teknikun e Napolit nuk mund të jepte më të mirën.

Por pavarësisht se tifozët e skuadrës italiane vazhdojnë me kritikat ndaj mbrojtësit të Kombëtares, tani Ançeloti ka ndryshuar gjithçka në qëndrimin e tij për mbrojtësin shqiptar. Këtë e garanton specialisti italian, Alfredo Pedulla.

Sipas tij e gjitha kjo ka ardhur për shkak të llogarive që ka bërë tekniku i Napolit, duke dalë në përfundimin për blindimin e Hysajt. Nëse shqiptari do të largohej në verë, shumë ekipe janë të gatshme për të marrë në skuadrën e tyre. Por nga ana tjetër, Napoli nuk do të kishte shumë variante për ta zëvendësuar me një lojtar tjetër që të ofron të njëjtën garanci në krahun e djathtë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top