You are here
Home > Kombëtarja > Krenari! Me Skënderbeun dhe simbolet kombëtare, Calja është i pari në Europian

Krenari! Me Skënderbeun dhe simbolet kombëtare, Calja është i pari në Europian

Shqipëria ka debutuar në peshëngritje në “Batumi 2019” në Gjeorgji, duke shkëlqyer në arenën e saj. Briken Calja është padyshim një krenari shqiptare, pasi ka shkëlqyer edhe gjatë ditës së sotme. Tashmë jemi ende në garë, por Briken Calja është shpallur kampion i Europës në shkëputje.

I veshur në ngjyrat Kombëtare dhe me Skënderbeun në bluze, peshëngritësi shqiptar e ka nisur me 152 kilogram provën e parë, duke ia arritur qëllimit. Prova e dytë u kalua gjithashtu me sukses, pasi u ngritën 156 kilogram, duke i surprizuar të gjithë. E vetmja provë ku Calja ka gabuar ishte e fundit me 160 kilogramë, pasi kërkoi të vendoste një rekord të ri, megjithëse e kishte siguruar vendin e parë në shkëputje. /Shqiperia.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top