You are here
Home > Kombëtarja > E bujshme/ Trajneri i ri i Grashopërsit kthen nga përjashtimi Arlind Ajetin, për tifozët është tradhëtar

E bujshme/ Trajneri i ri i Grashopërsit kthen nga përjashtimi Arlind Ajetin, për tifozët është tradhëtar

Grashopërsi ka marrë një vendim drastik gjatë orëve të fundit, duke e larguar trajnerin Tomislav Stipiç. Ky i fundit kishte vetëm 33 ditë në krye të pankinës së këtij ekipi, duke zhvilluar në total 5 ndeshje, pa e provuar asnjëherë shijen e fitores.

Por koha nuk premton më gjatë, pasi Grashopërsi ndodhet në vendin e fundit dhe rrezikon rënien nga kategoria. Për më tepër që Stipiç po krijonte shumë tension, pasi me ardhjen e tij përjashtoi menjëherë Arlind Ajetin, Mërsim Asllanin, Shani Trashajn dhe Julien Ngoy.

Me ardhjen e Uli Fortes gjërat do të ndryshojnë, megjithëse nuk është pritur me krahët hapur nga tifozët. Këta të fundit kanë dalë me pankarta në duar, duke e quajtur si tradhëtar Forten, pasi ka qënë edhe më parë pjesë e Grashopërsit, por duke marrë edhe drejtimin e Zyrihut më vonë, me klubet në fjalë që kanë një “urrejtje të përjetshme”.

Duke parë se nuk është momenti për të nxitur tensione, Forte po mendon edhe rikthimin e disa lojtarëve të përjashtuar më parë. Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti, është bërë gati për t’u kthyer në fushë që ndaj Bazelit, sipas fjalëve të trajnerit që zbulon “Shqiperia.ch” në konferencë: “Kështu kam vendosur që të dëgjoj të gjitha shqetësimet e lojtarëve. Trajneri i ri, do të thotë edhe mundësi të reja për të gjithë. Përshembull, Arlind Ajeti më pëlqen që të rikthehet që me Bazelin. Ai është pjesë e Shqipërisë dhe ka eksperiencën e duhur”, ka thënë Forte. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top