Beshiktashi ka fituar me spektakël gjatë ditës së sotme ndaj Rizesporit në shifrat 2-7. Por në fundin e pjesës së parë, takimi nuk ishte edhe aq i lehtë për miqtë sa duket në rezultatin final.
Sulmuesi shqiptar, Vedat Muriqi do të mendonte për të hapur ndeshjen përkohësisht, ose më mirë për të krijuar këtë iluzion. Pasi mori një top të bukur dhe duke dalë i vetëm me portierin kundërshtar, futbollisti shqiptar arriti të dërgonte topin në rrjetë.
Madje, nga gjuajtja me teknikë e Muriqit dhe problemet që kishte më parë rrjeta, ajo është çarë dhe u desh ndërhyrja e menjëhershme e teknikëve për ta riparuar atë. Por mesa duket riparuesit nuk kanë punuar edhe aq mirë, pasi në pjesën e dytë Rizespori do e nxirrte 5 herë topin prej andej.
Pikërisht në portën ku Muriqi realizoi në pjesën e parë, Rizespori do të pësonte 5 gola gjatë 45 minutave të dyta, për ta dërguar rezultatin në 2-7. Ndoshta pas gjithë kësaj, sulmuesi në fjalë nuk duhet të guxojë t’i çaj më rrjetën kundërshtarëve. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/
Gol: Muriç
Rize 1-2 BJK pic.twitter.com/2gSlyaIGbt— SporNet (@Spornet9) April 8, 2019