Vedat Muriqi nuk ndalet së shënuari në Turqi, ndërsa këtë herë i ka shënuar gjigandëve të Beshiktashit. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-2, ndërsa loja është hapur falë realizimit të lojtarit të Kosovës.
I vetëm përballë portierit kundërshtar, Muriq nuk ka gabuar duke e gjetur bukur cepin e rrjetës. Ky gol vlen shumë për të, pasi Beshiktashi e ka ndjekur prej kohësh dhe e kërkon në skuadër. /Shqiperia.ch/