Sa shumë vështirësi që ka kaluar Bekim Balaj në kampionatin rus, madje duke kaluar shumë kohë pa arritur të gjejë rrjetën. Por viti futbollistik 2019 është një histori e re dhe shumë e bukur për këtë futbollist.
Paralajmërimin e dha që në miqësoret e dimrit, kur ekipi i Akhmat Gronzit ishte duke u përgatitur për vazhdimin e kampionatit. Sulmuesi në fjalë e gjente thuajse në çdo dy ndeshje rrjetën, ndërsa këtë gjë po e bën edhe në kampionat.
Së fundmi Balaj sapo ka arritur të shënojë në transfertën e Orenbergut, atje ku skuadra e tij po fiton me rezultatin 1-3. Goli i tretë i takimit do të vinte pikërisht nga shkodrani, që pas një topi të marrë bukur në hyrje të zonës, e ka mposhtur portierin kundërshtar. /Shqiperia.ch/