Skuadra shqiptare e Shkëndijës së Tetovës ditën e sotme ka arritur të marrë një tre pikësh shumë të vyer në transfertë përballë Akademia Pandev, duke arritur të fitojë me rezultatin 0 me 1 me gol të Musliut në minutën e 30. Ky triumf i tetovarëve do të thotë se skuadra gjithnjë e më shumë është pranë fitimit të titullit kampion më Maqedoni.
Ekipi kuqezi gjendet në vendin e parë me plot 62 pikë dhe me diferencë 12 të tilla nga vendi i dytë që mbahet nga Vardari. Edhe pse kampionati maqedonas ende nuk ka përfunduar, ekipi shqiptar duket se e ka prekur me një dorë titullin kampion pasi kanë mbetur edhe pak ndeshje deri në fundin e sezonit.
Skuadra shqiptare e Tetovës ka mundur të zhvillojë këtë vit një sezon futbillistik shumë të mirë, ku deri më tani në 27 ndeshje të luajtura ka pësuar vetëm katër humbje. Një sezon ky që ndoshta është për t’u mbajtur mend pasi ata mund të rikthehen për herë të tretë tek titulli kampion në kampionatin maqedonas dhe njëkohësisht duke e mbrojtur atë, pasi edhe vitin e shkuar arritën që të dilnin kampion.
Kujtojmë që Shkëndija kohët e fundit ka patur një rivalitet tepër të lartë me skuadrën maqedonase të Vardarit, teksa nuk ka munguar edhe “lufta” në fushën e blertë gjatë ndeshjeve me njëra tjetrën. Një gjë është e sigurt, që ekipi tetovar është një ndër të paktat skuadra që bënë të gjithë sportëdashësit shqiptar të ndihen krenar për të, pasi një klub i tillë është pjesë e ligës maqedonase dhe të vazhdojë të dali kampion, që është një kënaqësi më vete për të gjithë!/Shqiperia.ch/