You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Hamdiu pranon ekskluziven e “Shqiperia.ch”: Vendimi u morr, më donte edhe Maqedonia me Shqipërinë

Hamdiu pranon ekskluziven e “Shqiperia.ch”: Vendimi u morr, më donte edhe Maqedonia me Shqipërinë

“Shqiperia.ch” ka publikuar pak kohë më parë ekskluziven se vendimi i Valon Hamdiut kishte mbërritur në zyrat e FSHF-së. Mbrojtësi i Winterthurit zgjodhi të mos i bashkohej kuqezinjve, pavarësisht se trajneri Alban Bushi kishte udhëtuar enkas për ta ndjekur në stadium.

Së fundmi është vetë Hamdiu që e pohon faktin se do t’i bashkohet Kosovës, në një prononcim dhënë për “Lajm”. Madje, lojtari i zviceranëve u shpreh se kishte një interesim edhe nga ana e Maqedonisë për të.

“Kam zgjedh përfaqësuesen e Kosovës, edhe pse kisha mundësi të luaj për Shqipërinë ose Maqedoninë. Kosova nga dita e parë kishte shprehur interesim për mua dhe më ftoi. Në grumbullimin e fundit më pëlqeu shumë ambienti si në mesin e futbollistëve, gjithashtu edhe në stafin teknik”, tha Hamdiu. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top