Një surprizë e bukur ka ardhur nga Kievo për talentin shqiptar, Angelo Ndrecka. Ky i fundit është vetëm 17-vjeç, por kjo nuk e ka ndaluar që të grumbullohet nga ekipi i parë për një ndeshje në Serinë A.
Kievo do të përballet në ditën e nesërme ndaj Bolonjës në transfertë, ndërsa surprizuese ishte shpallja në listë edhe e Ndreckës. Ky futbollist ka dalë nga të rinjtë e këtij ekipi, ndërsa luan si mbrojtës. E kuptueshme deri diku zgjedhja e Kievos, që i ka larë duart më elitën e futbollit italian, ndërsa tani mundohet t’i jap hapësirë të rinjëve.
Gjithsesi mbetet një arritje e madhe për Ndreckën, që mund të ketë mundësinë e një debutimi historik për të, duke parë moshën e tij. “Jam pa fjalë”, kështu shprehet ky futbollist pasi merr vesh lajmin e grumbullimit nga ekipi i parë. /Shqiperia.ch/