Me largimin e Panuçit nga Shqipëria, mbetemi ende në pritje të trajnerit të ri të Kombëtares. Megjithatë ky hezitim nuk do të zgjas edhe për shumë kohë pasi tekniku i ri i kuqezinjve pritet të jetë Albeto Zakeroni.
“Shqiperia.ch” konfirmon se diskutimet mes FSHF-së dhe trajnerit italian janë ende në proces, ndërsa zyrtarizimi mund të vijë gjatë orëve të fundit. Sipas gjasave mund të vijë edhe gjatë 24 orëve të ardhshme, ndërsa flitet për një figurë të njohur në futbollin italian.
Më parë Zakeroni ka drejtuar ekipet më të njohura italiane për të filluar nga Milani, Lacio, Interi, Torino, Juventusi dhe disa të tjera në Serinë A. Një CV mjaft e pasur kjo dhe bind sa i përket stolit të ri të Kombëtares. Ndërkohë edhe në arenën e Kombëtareve ky trajner ka eksperiencën e mjaftueshme, pasi ka drejtuar Japoninë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. /Shqiperia.ch/