You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ka dalë nga pritshmëritë, trajneri i Swansea: Ia thashë edhe Celinës, ishte mbreslënës

Ka dalë nga pritshmëritë, trajneri i Swansea: Ia thashë edhe Celinës, ishte mbreslënës

Bersant Celina është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme në Angli, teksa në çdo javë është protagonist me Swansea. Ashtu ndodhi edhe këtë herë, teksa në atë fitore të vështirë me rezultatin 3-0 ndaj Midlesbrough, 2 asiste do të vinin nga Celina.

Pavarësisht se të gjithë ishin të ndërgjegjshëm për potencialin e këtij lojtari, mund të thuhet se gjithsesi ka dalë nga pritshmëritë. Me fjalë të mëdha ka folur edhe trajneri i anglezëve, Potter, sa i përket sulmuesit të Kosovës:

“Njerëzit harrojnë se ishte ndeshja e tretë në një javë dhe gjithë shuma që ne dhamë, ishte e pabesueshme. Bersant Celina ishte vërtet mbreslënës gjatë pjesës së parë dhe këtë ia thashë në pushim të ndeshjes. Ka pësuar një lëndim të vogël, por nuk mendoj se flitet për ndonjë gjë serioze”, ka thënë Potter. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top