Swansea është duke fituar me rezultatin 3-1 ndaj Midlesbrough, në takimin e vlefshëm për “Championship”. Gjurmë në këto 90 minuta ka lënë edhe lojtari shqiptar, Bersant Celina. Ky i fundit ka dhënë asist për Routledge, që ka dërguar topin në rrjetë gjatë realizimit të dytë.
Madje lojtari shqiptar do të nxirrte nga kriza sulmuesin e Swanseas, që kishte që nga dhjetori i vitit të shkuar pa e gjetur rrjetën. Më pas edhe goli i tretë do të ideohej nga sulmuesi i Kosovës, me finalizimin e Roberts. Ndërkohë kjo është një formë e jashtëzakonshme që po tregon Celina, teksa ndeshje pas ndeshje po i tregon më së miri vlerat e tij te klubi anglez. /Shqiperia.ch/