You are here
Home > Kombëtarja > Ekskluzive/ Mes Shqipërisë dhe Kosovës, lojtari i Winterthurit bën zgjedhjen përfundimtare

Ekskluzive/ Mes Shqipërisë dhe Kosovës, lojtari i Winterthurit bën zgjedhjen përfundimtare

Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi udhëtoi drejt Zvicrës për të parë më nga afër mbrojtësin e Winterthurit, Valon Hamdiun. Vetëm dy minuta loje do të kishte për lojtarin në fjalë, që tashmë ka ardhur nga të rinjtë e ekipit zviceran dhe nuk ka marrë hapësirat e nevojshme në ekipin e parë.

Pavarësisht dëshirës dhe angazhimit të Shqipërisë për ta pasur pranë këtë futbollist, Hamdiu nuk do të luajë me kuqezinjtë. Vendimi i tij përfundimtar është marrë vetëm para pak orësh, duke zgjedhur t’i bashkohet Kosovës. Sipas burimeve ekskluzive të “Shqiperia.ch” pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ka mbërritur edhe mesazhi përfundimtar i Hamdiut, që ka zgjedhur të luajë për dardanët. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top