You are here
Home > Futbolli Shqiptar > “E bëmë për Berishën, nuk fluturon elefanti”, reagimi i klubit për Kosovën ndaj Rusisë

“E bëmë për Berishën, nuk fluturon elefanti”, reagimi i klubit për Kosovën ndaj Rusisë

Një skandal i vërtetë ka ndodhur në Rusi, me shtetin që është vendosur në lëvizje pasi në stadiumin e Akhmat Gronzit është shfaqur flamuri i Kosovës. Në këtë skuadër ndodhen edhe tre lojtarë shqiptarë, Bernard Berisha, Odise Roshi dhe Bekim Balaj.

Një zyrtar i klubit çeçen të Akhmat Gronzit ka dalë në mbrojtje të flamurit të Kosovës, duke u shprehur se kjo gjë është bërë në nder të Bernard Berishës. “Flamuri ka qënë aty që kur Berisha ka ardhur me ne. Elefanti nuk fluturon. Aty janë gjithë flamujt e tjerë sa i përket përkatësisë së lojtarëve. Nuk ka rëndësi nëse ata janë nga Rusia, Shqipëria, Kosova e të tjerë”, mbyllet reagimi i klubit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top