Milot Rashica do të vendoste ndeshjen mes Shalkes dhe Werder Bremenin, e vlefshme për Kupën e Gjermanisë. Takimi do të mbyllej me rezultatin 0-2, ndërsa gjithçka do të vendosej nga Milot Rashica.
Në një intervistë për mediat gjermane, lojtari do të shprehej se veterani Klaudio Pizarro do të parashikonte golin e tij ndaj Shalkes. “Ti do të vendosësh ndeshjen”. Në këtë mënyrë Pizarro e kishte motivuar Rashicën, që do të realizonte një kryevepër të vërtetë në Kupë. Viti 2019 po flet vetëm për lojtarin e Kosovës në Bundesligë, që është duke i impresionuar të gjithë me nivelin e treguar në fushë. /Shqiperia.ch/