Atalanta ka fituar me rezultatin 4-1, në ndeshjen që ka zhvilluar ekipi nga Bergamo ndaj Bolonjës. Historia u mbyll që në 15 minutat e para, pasi vendasit i shënuan të gjitha golat për këtë takim brenda atij harku kohor.
Për të mbërritur te përgjigja e Bolonjës, që do të vinte vetëm në pjesën e dytë. Megjithatë për Orsolinin nuk do të jetë vetëm statistikë ky realizim i tij, pasi është më i bukuri që ka shënuar në karrierë. Nga një pozicion thuajse e pamundur, lojtari i Bolonjës ka surprizuar Golinin, që u preferua para Berishës, për të shënuar golin më të bukur të kësaj jave në Seria A. /Shqiperia.ch/