Pas dy supergolave të Rashicës dhe Memushajt, ishte momenti që Ermir Lenjani të shënonte me Sionin. Jo pak, por dy gola në harkun kohor të dhjetë minutave ka shënuar lojtari i Kombëtares. Goli i parë ishte për kornizë, teksa me një gjuajtje nga distanca, topi ka përfunduar në rrjetë.
Më pas do të ishte sërish Lenjani që do i shpëtonte mbrojtjes kundërshtare, për të dërguar topin në rrjetë nga afër zonës. Ndërkohë ndeshja me Thunin vazhdon të jetë në shifrat 1-2. /Shqiperia.ch/