Në kontrast të madh është situata e dy lojtarëve shqiptarë te Atalanta, me Etrit Berishën që po e vuan pafundësisht mungesën e aktivizimit, ndërsa Berat Gjimshiti që po merr vlerësimin e munguar.
E njëjta histori pritet të jetë edhe në mbrëmjen e sotme, atje ku ekipi nga Bergamo do të luajë ndaj Bolonjës. Nga minuta e parë pritej të ishte Berat Gjimshiti, megjithëse këtë herë gjendet në stol. Por për mbrojtësin tonë pritet aktivizimi në pjesën e dytë.
Kur flitet për portën, nuk ka shumë për të diskutuar. Golini i ka marrë vendin Etrit Berishës, duke e ulur shqiptarin në stol. Për këtë çështje ka folur edhe ish-portieri i Atalantës, Copola, që mbështet vendimin e trajnerit Gasperini: “Të dy portierët janë të mirë, por Golini është zgjedhja fituese. Ekipi mbështet të rinjtë premtues dhe të ardhmen”, ka thënë Copola. /Shqiperia.ch/