Që prej verës së vitit të shkuar, Arjanet Muriçi u rikthye tek Manchester City, teksa ishte në formë huazimi tek skuadra e Nac Bredas në kampionatin hollandez. Kjo gjë ndodhi për shkak se portieri i dytë i skuadrës angleze, Klaudio Bravo, pësoi një dëmtim të rëndë dhe u detyrua të qendronte jashtë fushave të blerta për një kohë relativisht të gjatë. Pas këtij lëndimi, Muriçi u rikthye menjëherë si portier i dytë i “qytetarëve”, ku me këta të fundit ka luajtur edhe disa ndeshje.
Ditën e sotme është rikthyer në stërvitje Klaudio Bravo, që mund të emërohet si portieri i dytë i ekipi të Guardiolës. Ende mbetet për tu parë kjo gjë deri në fund të sezonit, por në rast se ky fakt do të bëhet konkret, atëherë gardiani dardanas mund të huazohet sërish tek ndonjë klub tjetër europian për të rifituar vendin e titullarit.
Tashmë mbetet në dorë të spanjollit që drejton Manchester Cityn, Pep Guardiola, ku do të vendosë mes Muriçit dhe Bravos, se cili do të jetë numri dy i portë së gjigandëve anglez.
Kujtojmë që këtë vit futbollistik, 20 vjeçari i përfaqësueses së Kosovës ka luajtur titullarë në ndeshjet që ka patur klubi i tij në kompedicionin “Carabao Cup”. Në lidhje me këtë çështje, Guardiola ende duket i pavendosur, pasi në prononcimin e tij u shpreh se do të pres se si do të jetë gjendja fizike e Klaudio Bravos dhe më pas do të vendosë nëse do të rikthehet sërish si portieri i dytë i Manchester Cytit apo do të jetë shqiptari Muriçi.
“Bravo ka qënë i pranishëm ditën e sotme në fushë në pjesën e parë të stërvitjes, ka patur një lëndim të rëndë për të. Pas operimit, ai kishte një infeksion, që i mori shumë kohë por tani u rikthye”, përfundoi Guardiola./Shqiperia.ch/