Milot Rashica nuk ka të ndalur në Gjermani, teksa këtë herë ka shënuar ndaj Shalkes. Rezultati i takimit është në shifrat 0-1, ndërsa ndeshja është e vlefshme për Kupën e Gjermanisë.
Lojtari shqiptar ndodhet në momentin më të mirë të karrierës, pasi është kthyer në lojtari gol për Werder Bremenin. Ndërsa sa i përket Shalkes, kjo duket të jetë viktima e preferuar e futbollistit të Kosovës, që vetëm para pak javësh arriti t’i shënonte këtij kundërshtari, por këtë herë bëhet fjalë për një kryevepër. /Shqiperia.ch/
What a strike from Milot Rashica 👏 @kosovanfooty pic.twitter.com/VE6Ai0bisU
— Max (@MaxM_Notts) April 3, 2019