You are here
Home > Kombëtarja > Çfarë suksesi! Kampionati dhe kupa, trajneri Tramezani “i përpin” të gjitha në Qipro

Çfarë suksesi! Kampionati dhe kupa, trajneri Tramezani “i përpin” të gjitha në Qipro

Paolo Tramezani nuk ndalet me sukseset e tij në Qipro. Pas disa eksperiencave të suksesshme në Zvicër, ish-ndihmësi i De Biazit te Shqipëria mori Apoelin e Nikosias.

Misioni në kampionat u arrit, pasi kjo skuadër e gjeti veten në vendin e parë, për të kryesuar renditjen e përgjithshme. Por Tramezani nuk ndalet me kaq, pasi kërkon edhe Kupën e Qipros. Shanset janë të mëdha, teksa në takimin e parë për gjysmëfinalen e Kupës, ka mundur me rezultatin 1-0 skuadrën e Paralimni.

Një trajner që gjithmonë i ka treguar më së miri aftësitë e tij, madje edhe te Kombëtarja ishte arkitekti kryesor për atë arritje në Europian. Pak ditë më parë Tramezani dha edhe një deklaratë dashurie për “A2 News”, duke shprehur se zemra e tij ndodhej në Shqipëri. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top