You are here
Home > Kombëtarja > Nga babai te djali! Balliu rrëmben zemrën e tifozëve, është gati për në “Ligue 1”

Nga babai te djali! Balliu rrëmben zemrën e tifozëve, është gati për në “Ligue 1”

Ivan Balliu është shndërruar në një prej lojtarëve kryesor në kampionatin francez, teksa është pjesë e skuadrës së Metzit. Këta të fundit janë shndërruar në një potencial serioz për t’u ringjitur në elitën e këtij kampionati, pasi këtë sezon janë pjesë në Ligën e dytë.

Përsa i përket mbrojtësit shqiptar, këto javë ka treguar një formë të mirë me skuadrën franceze, saqë është shndërruar edhe në një nga më të pëlqyerit të tifozërisë së Metzit. Në fakt me atë çka ka treguar në fushën e blertë, nuk mund të jetë ndryshe, pasi nuk i kanë munguar edhe lëvdatat nga trajneri i tij. Në këtë vit futbollistik 27-vjeçari ka treguar një siguri më vete në prapavijën e Metzit, teksa ka mundur të zhvillojë plot 20 ndeshje deri më tani në këtë sezon, madje duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit në një rast.

Tashmë skuadra e tij e shikon objektivin kryesor gjithmonë e më afër, pasi gjendet në vendin e parë me plot 64 pikë dhe ndiqen ne skuadra e Brestit që ka 56 pikë. Ndërsa ajo që i ka pëlqyer më së shumti tifozëve të klubit francez, ishte fakti që pas ndeshjes së fundit, Balliu ka marrë edhe djalin e tij të vogël për të festuar fitoren në stadium. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top