You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Lojtari i Totenhemit lë Kosovën për Shqipërinë, vendos dëshira e tij dhe e familjes

Lojtari i Totenhemit lë Kosovën për Shqipërinë, vendos dëshira e tij dhe e familjes

Shqipëria U-16 është duke u përgatitur në “Tropikal”, sa i përket turneut “UEFA Development” që do të zhvillohet në Slloveni. Te kuqezinjtë është grumbulluar edhe lojtari i të rinjëve të Totenhemit, Albert Raqi.

Më parë ky futbollist me prejardhje nga Prishtina, ka qënë pjesë e grupmoshave të Kosovës. “Shqipëria.ch” mëson se për këtë ndërrim të zgjedhjes, ka vendosur vetë dëshira e lojtarit dhe e familjes së tij.

“E kam filluar futbollin në moshën 4 vjeçare. Jam shumë i lumtur që jam në Kombëtaren e Shqipërisë dhe po ja kaloj shumë mirë me shokët e rinj këtu në skuadër. Unë kam dëshirë të eci në gjurmët e Ronaldinjos dhe Granit Xhakës”, ka thënë Raqi për “FSHF TV”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top