You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Arbitri e kishte pasion dhënien e kartonëve, Munishi përjashtohet sërish nga pankina

Arbitri e kishte pasion dhënien e kartonëve, Munishi përjashtohet sërish nga pankina

Ismet Munishi është një prej trajnerëve më të njohur në trevat shqiptare dhe natyrisht më karizmatikët. Ajo çka e bënë të veçantë Munishin është filozofia e tij për futbollin dhe njëkohësisht edhe personaliteti që ka krijuar në këtë sport.

Prej disa kohësh është në krye të Vëllaznimit, teksa me këtë ekip po lufton për ta ringjitur në elitën e kampionatit dardanas. Pikërisht skuadra që ky trajner drejton ka arritur të triumfojë me rezultatin e thellë 4-1, ku pavarësisht këtij triumfi, nuk kanë munguar polemikat nga Munishi. Ky i fundit gjatë ndeshjes ka kontestuar disa herë arbitrin kryesor, që i kishte pasion kartonët.

Vlen për t’u veçuar fakti se ekipi i Vëllaznimit e përfundoi ndeshjen me një lojtar më pak pasi futbollisti i tyre mori karton të kuq. Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe Ismeti i është dashur të largohej nga pankina për shkak të protestave të shumta në drejtim të kryesorit. Kjo nuk është hera e parë që Munishit i ndodh një gjë të tillë, pasi shpeshherë e ka treguar se nervat e tij e kanë tradhëtuar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top