Lorik Cana ka qënë i pranishëm në stadium së bashku me babain e tij, Agim Cana, për ta parë takimin mes Vëllaznimit dhe Onixit. Një fitore fantastike do të vinte për ekipin nga Gjakova, pasi do të fitonte pastër me rezultatin 4-1.
Golat do të realizoheshin nga Jetullahu, Granit Cana dhe nga Samir Sahiti. Madje ky i fundit do t’ia dedikonte golin e tij legjendës së Kombëtares, Lorikut. Një atmosferë fantastike u dhurua nga tifozët në stadium, që nuk pushuan së brohorituri për 90 minuta, ndërsa si gjithmonë mbanin flamurin shqiptar. /Shqiperia.ch/