Ndonjëherë nuk është e nevojshme që të krenohemi dhe ngelemi “gojëhapur” vetëm me veprat që bëjnë futbollistët e huaj. Në trevat shqiptare gjen mjaftueshëm futbollistë të talentuar, të cilët janë për t’u përgëzuar dhe meritojnë vëmendjen maksimale.
Ashtu si edhe në rastin e Meriton Krenicas, lojtarin që luan me Prishtinën. Këtë sezon është duke shkëlqyer në fushën e lojës dhe duke i përshëndetur shumë herë rrjetat kundërshtarëve. Së fundmi ka arritur të shënojë edhe dy gola ndaj Ballkanit në transfertë, në atë fitore me rezultatin 0-2.
Njëri prej golave nga goditja e dënimit, ishte një magji më vete e Korenicas. Ronaldo, Mesi? Jo, faleminderit! Kemi mjaftueshëm djemë shqiptarë që na bëjnë krenar. /Shqiperia.ch/