Grashopërsi nuk ka arritur më shumë sesa një barazim me rezultatin 1-1 në shtëpi ndaj Luganos. Nën drejtimin e Tomislav Stipiç nuk ka ende një reagim sa i përket rezultateve pozitive.
Megjithatë ky teknik erdhi me zhurmë të madhe, pasi përjashtoi disa lojtarë nga skuadra. Mes tyre edhe 3 shqiptarë, pasi pjesë e Grashopërsit nuk janë më Arlind Ajeti, Mërsim Asllani dhe Shani Tarashaj. Vetëm Bujar Lika i shpëtoi këtij eksodi, ndërsa ka qënë titullar në ditën e sotme.
Nga ana tjetër, Armando Sadiku u aktivizua në pjesën e dytë nga Lugano. Kjo nisur edhe nga lodhja që ka pasur në udhëtim sulmuesi shqiptar, që ishte pjesë e Shqipërisë ndaj Turqisë dhe Andorrës. Me hyrjen e tij në fushë, Sadiku i dha një tjetër ritëm lojës. Madje lojtari elbasanas do t’i shkonte shumë pranë golit, por me fat dhe me një devijim me këmbë, portieri i Grashopërsit do të evitonte golin e dytë. /Shqiperia.ch/