Kosova U-17 e ka humbur edhe përballjen e sotme ndaj Greqisë U-17, e vlefshme për kualifikueset e Europianit. Një ndeshje e mbyllur për pjesën më të madhe të minutave ishte kjo e sotmja, teksa grekët fituan me rezultatin 2-0 dhe vendosën gjithçka në kontroll që prej fillimit.
Bilali do të ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 73, për të përmbyllur bilancin negativ. Pas kësaj humbje, Kosova renditet në vendin e fundit me 0 pikë të grumbulluara. Në grupin e saj do të jetë Spanja dhe Greqia që do të kalojë më tej, në Europianin që do të zhvillohet në Irlandë në datat 3-19 maj. /Shqiperia.ch/
Greqia: Tzolakis, Chavos, Aslanidis, Karamberis, Tzolis, Sourlis (80 ‘Kotopoulos), Aventisan, Pavlidis, Grossis (80’ Grossanis), Karakoutis (66 ‘Arsenidis), Liazos (59’ Siatounis).
Kosova: Basinger, Patsoli, Hasani (69 ‘L. Avdilli), Zoumperi, Bekai (46’ Hatza), M. Avdilli (69 ‘Toussa), Lokai, Krieziu, Aslani, Huseini.
Rezultatet
Ukrainë – Spanjë 0-1
Greqi – Kosova 2-0
Renditje
- Spanjë 9
- Greqi 6
- Ukrainë 3
- Kosova 0