Përpara ndeshjes së Frajburgut dhe Bajernit të Mynihut, mesfushori shqiptar, Amir Abrashi, kishte premtuar birra për shokët e skuadrës nëse do të ndaleshin gjigandët gjermanë. Ashtu edhe ndodhi, megjithëse takimi nuk u fitua, ashtu siç edhe ishte premtimi i lojtarit të Shqipërisë.
Por të ndalësh Bajernin, gjithmonë ka vend për festë. Në të njëjtin mendim është edhe portieri i Frajburgut, Aleksandër Schwolow, i cili tashmë pret birrat falas nga Abrashi. “Unë e kam parë në media atë që kishte thënë mesfushori ynë. Amiri është përgjithësisht shumë bujar dhe unë nuk shoh asnjë arsye këtu, që ai të mos shpenzojë asgjë nga xhepi i tij”, ka thënë Scholow. /Shqiperia.ch/