Edon Zhegrova u largua nga Genk, për t’iu bashkuar Bazelit si një huazim me të drejtë blerje. Por vetëm kjo e fundit që pak gjasa të ndodhë te klubi zviceran, që nuk po e vlerëson lojtarin shqiptar.
Vetëm 8 minuta ka në fushë deri tani Zhegrova me Bazelin, ndërsa së fundmi i është kthyer e njëjta situatë si në Belgjikë. Në ndeshjen e sotme futbollisti në fjalë nuk paraqitej si emër as në stol. Sipas mediave pranë klubit të njohur zviceran, kjo ka ndodhur për shkak të impenjimit të pakët në stërvitje nga ana e Zhegrovës.
Nëse në fillim faji mund t’i hidhej vendit të parë në Belgjikë, Genkut, që nuk po e vlerësonte siç duhet lojtarin e Kosovës, tashmë një rast i përsëritur përkëthehet në një përgjegjësi që duhet të shihet më mirë edhe nga lojtari. Sigurisht është ende në kohë për të bërë një kthesë të madhe në karrierën e tij, por “dhimbja” shërohet vetëm nëse shihet “plaga” fillimisht. Deri tani pakkush ka dashur që t’i hap sytë për atë që po ndodh… /Shqiperia.ch/