You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shaland nervozohet, e papritur për Hadërgjonaj: Flasim shumë, tani nuk vjen me ne

Shaland nervozohet, e papritur për Hadërgjonaj: Flasim shumë, tani nuk vjen me ne

Florent Hadërgjonaj shihej si përforcimi më i ri i Kosovës. Gati ishte zyrtarizuar gjithçka se lojtari i Huddersfield do i bashkohej dardanëve në qershor.

Megjithatë një gjë të tillë e ka mohuar trajneri i Kosovës, Shaland. Ky i fundit në një intervistë për “Gazeta Blic”, ka thënë se futbollisti në fjalë nuk mund të vijë te dardanët, të paktën jo për momentin.

“Ju po ma parashtroni të njëjtën pyetje. Natyrisht, unë kam folur me Hadërgjonajn, por unë nuk mund të them se ai do të jetë lojtari ynë i ri, sepse nuk e kemi kontratën. Tani për tani, jo. Unë shpresojë se Hadërgjonaj do të luajë për ne, por tani ju lutem prisni. Tani për tani, ai nuk mund të luajë për Kosovën, kjo është situata. Unë nuk mund të kuptojë pse njerëzit dëshirojnë të japin informata të gabuara. Prisni!

“Unë nuk jam i çmendur, ai luan për Huddersfield, ai është një mbrojtës i djathtë – ne nuk kemi shumë mbrojtës të djathtë dhe ai është një kandidat për përfaqësuesen tonë. Kjo është shumë e qartë – por ju lutem prisni. Ai ka luajtur për Zvicrën dhe ne tani duhet të kemi kontratën, nënshkrimin, punën e FIFA-s, pasi mundësia e FIFA-s mund të jetë që ai të mos luajë për ne, gjithashtu Zvicra mund të kundërshtojë. Jo, nuk është aq e lehtë – pasi në këto situata është shumë e rëndësishme që të flasim sa më pak, ndërsa ne po flasim shumë”, është shprehur Shaland. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top