You are here
Home > Kryefaqja > Më lehtë kokën, sesa ta heqësh nga “kalçeto”! Kokëforti Mazrekaj, sërish me fushat e vogla

Më lehtë kokën, sesa ta heqësh nga “kalçeto”! Kokëforti Mazrekaj, sërish me fushat e vogla

Mentor Mazrekaj njihet nga shumë sportëdashës shqiptar, pasi ka qënë pjesë e dy skuadrave kryeqytetase të Shqipërisë dhe Kosovës, përkatësisht tek Partizani e Prishtina.

Me këto klube ai ka treguar cilësitë e një lojtari të madh pasi dhe teknika e tij në fushën e blertë ishte tepër e lartë. Ajo çka nuk e bëri që ky lojtar të ecte përpara, ishin kapriçot e tij që shpeshherë merrte pjesë në minindeshje kalçetoje. Gjë kjo që i prishi imazhin tek skuadrat respektive ku u detyrua më pas edhe të largohej.

Mesa duket Mazrekaj nuk mund të heqë dorë lehtë nga futbolli në minifushat, teksa ditën e sotme ai është bashkuar skuadrës futsall të Rina Market. Me këtë ekip Mentori do të ketë mundësi të luajë futboll në sallat e mbyllura, ku skuadra e tij e re është pjesë e Superligë e Istogut që çdo fundjavë luan në Gorrakuc në fushën e ashtëquajtur “El Clasico”.

Tashmë kokëforti Mazrekaj do të ketë mundësinë më të mirë të praktikojë pasionin e tij, ku mund të themi se ishte pikërisht kjo që ndikoi edhe në karrierën e tij prej profesionisti në futbollin e lujatur. Ndoshta është koha që të mësohemi me një Mentor të ri, larg fushave të blerta të futbollit dhe afër fushave të mbyllura të futsall./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top