Prej disa kohësh kanë filluar punimet intensive tek stadiumi i ri Kombëtar, ku pak nga pak po merr formën e duhur. Tashmë duket se punimet janë drejt fundit dhe tashmë po vendosen stolat ulëse të tij. Ditën e sotme, Kryeministri i Shqipërisë, Edi ama, ka publikuar një foto të një pjese të tribunës së stadiumit, teksa shprehet se Arena Kombëtare është drejt përfundimit.
“Arena Kombëtare drejt përfundimit edhe për pak muaj”, shkruan Edi Rama. Kujtojmë që impianti i ri është projektuar me përmasa dhe kushte moderne, telsa gjithashtu do të shërbejë jo vetëm për ndeshje e Kombëtares, që prej afro 3 viteve ka luajtur në qytetin e Shkodrës dhe Elbasanit për përballjet e saj zyrtare dhe miqësore, por edhe për ndonjë sfidë finaleje europiane. Më në fund Arena Kombëtate është drejt finalizimit të saj dhe i gjithë populli shqiptar e meriton një stadium me përmasa të tilla.
Sipas informacioneve të fundit, impianti i Arenës Kombëtare pritet që të jetë gati rreth fundit të muajit maj dhe me shumë mundësi, ndeshjet e qershorit Shqipëria pritet t’i luajë në “shtëpinë” e saj të re./Shqiperia.ch/