You are here
Home > Kombëtarja > Jeta, e ka një fund/ “Nuk vij te Shqipëria, është larg”, kur Salihi i jepte “shuplakën” Berishës

Jeta, e ka një fund/ “Nuk vij te Shqipëria, është larg”, kur Salihi i jepte “shuplakën” Berishës

Karriera e futbollistëve është si jeta e një njeriu. Të gjithë do të mbarojnë ciklin e tyre, por ajo që ndryshon është mënyra sesi ne do të kujtohemi. Disa futbollistë kanë zgjedhur që të lënë një kujtim të bukur për tifozët, që do të zgjasë për vite e vite me rradhë, pavarësisht se janë shkëputur nga futbolli i luajtur.

Ndërsa të tjerë, kërkojnë t’i marrin gjithçka momentit, madje edhe përtej mundësive, pa menduar shumë për të ardhmen. Dy raste të njëjta, me dy sjellje të ndryshme ishin ato të Besart Berishës dhe Hamdi Salihit. Shqipëria vuante për një sulmues dhe De Biazi kontaktonte Berishën për të disatën herë. “Nuk mund të vij, është shumë larg”, do të shprehej sulmuesi në fjalë, që e shikonte si të pamundur udhëtimin nga Australia për në Kombëtare.

Më shumë sesa rruga, ishte dëshira e munguar e Berishës ajo që vendoste në këtë drejtim. Nga ana tjetër, për Hamdi Salihin nuk ishte problem largësia. Nuk kishte rëndësi nëse ndodhej në Amerikë, Kinë apo Izrael. Nëse Kombëtarja të thërret, atëherë duhet të gjendesh menjëherë në aeroport. Këtë e bëri shkodrani edhe në atë mbrëmje të paharueshme ndaj Norvegjisë në transfertë.

Shqipëria do të fitonte me rezultatin 0-1, falë perlës së dhuruar nga shkodrani. Distanca? Lodhja ekzistonte, por lehtësohej dhe harrohej kur vishej në fushë fanella e Shqipërisë. Emocionet dhe brohorimat e njerëzve të heqin më shumë sesa thjeshtë një lodhje udhëtimi, por këtë gjë nuk arrinte ta perceptonte dot Besart Berisha.

Në fund? Një karrierë futbolli mbaron, ashtu si edhe një jetë. Besart Berishën nuk do e kujtojë askush përveç familjarëve të tij, ndërsa sulmuesin shkodran e gjithë Shqipëria, pasi është shënuar në librin e historisë: “PO, ka ekzistuar një Hamdi Salihi”. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top