
Një foto e fundit nga Mançester Siti që i ka lumturuar shumë tifozët shqiptarë, ishte ajo ku protagonist ishte edhe portieri Arijanet Muriq. Pasi te skuadra angleze ishin ndarë në dy grupe për stërvitje, për të bërë një përballje të vogël stërvitore brenda skuadrës, grupi i Muriq, Agueros dhe Kompani dolën fitues.
Në momentin e fotografisë së fituesëve, portieri i Kosovës zgjodhi që të bënte shqiponjën. Në postimin që vetë futbollisti ka publikuar në “Facebook”, shihet përshkrimi i tij ku me krenari ia dedikon shqiptarëve: “Ne nuk humbasim kurrë”, shkruan Muriq, ndërsa në fund bashkangjit edhe flamurin e Shqipërisë e atë të Kosovës. /Shqiperia.ch/