Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, është një figurë e madhe për shqiptarët në “Premier League”, pasi luan me Mançester Sitin. Përtej aftësive që ky lojtar zotëron, falë tij, në klubin më të njohur në Angli flitet shqip në shumë raste.
Vetëm pak ditë më parë anglezët pasqyruan ndeshjen e Kosovës ndaj Bullgarisë, për shkak se lojtari i tyre luante nga minuta e parë. Së fundmi, disa prej lojtarëve të Guardiolës janë fotografuar në stërvitje. Flitej për yje si Kompani, Aguero dhe disa lojtarë të tjerë, që gjenden pjesë e gjigandëve anglez. Arijanet Muriq ka zgjedhur që të bëj shqiponjën, për të treguar prejardhjen e tij. /Shqiperia.ch/