Nëse flitet për politikanët në trevat shqiptare, atëherë vetëm për shembull që kurrsesi nuk bëhet fjalë. Në Kosovë si një skandal i vërtet u trajtuan fjalët e thëna nga përfaqësues të Federatës së Futbollit, ku vendosej theksi në faktin se njërëzit me pushtet, nuk e paguanin biletën e tyre në zonën VIP.
Kjo sigurisht që ndihet në fitimin e FFK në përfundimin e çdo ndeshje, pasi del me bilance shumë herë më negative, nga çfarë duhej të ishte realisht. E si gjithmonë, shembulli vjen nga njerëzit me më pak pozitë.
Nuk flitet për një politikan, por për një sportist me vlera të mëdha. Kolollit i ishin ofruar 20 bileta falas në ndeshjen ndaj Bullgarisë, por ai i refuzoi, duke zgjedhur t’i blinte 20 të tilla për familjarët. /Shqiperia.ch/