Armand Duka ka qënë në ditën e djeshme i ftuar në emisionin e “Opinion”, ku ka diskutuar shumë sa i përket gjendjes aktuale të Shqipërisë. Në një moment të caktuar, prezantuesi i emisionit, Blendi Fevziu e ka pyetur presidentin e FSHF-së mbi zgjedhjet që bëjnë shqiptarët e Kosovës, nisur edhe nga krijimi i dardanëve si një realitet i ri.
Por Duka është shprehur se logjika qëndron që në shumicën e rasteve lojtarët e rritur në Kosovë, të zgjedhin pikërisht atë përfaqësuese. Ndërsa ata të rritur në Diasporë, afrohen më shumë me Shqipërinë, si në rastin e Ismajlit.
“Zgjedhja e lojtarëve është e lirë, mund të vijnë me Shqipërinë ose Kosovën. Normalisht që një lojtar i rritur në Kosovë, do të bëj atë zgjedhje. Ndërsa ata në Diasporë, afrohen edhe me ne. A ka raste? Ismajli ishte i fundit”, ka thënë Duka. /Shqiperia.ch/