Kur bëhet fjalë për merkaton e futbollistëve së fundmi, atëherë do të dëgjoni edhe shumë histori për një transferim të mundshëm të Hysajt. Sa shumë u përfol për merkaton dimërore për largimin e shkodranit, madje të gjithë vendosnin bast se një gjë e tillë do të ndodhte.
Por Hysaj vazhdon të jetë pjesë e Napolit, megjithëse jo si zgjedhje e parë për trajnerin Ancheloti. Në orët e fundit zërat në Itali janë shtuar së fundmi për zyrtarizimin e mbrojtësit shqiptar te Interi. Ky është edhe klubi që mbrojtësi shqiptar bënte tifozeri i vogël, kur luante në Shqipëri me të rinjtë e Vllaznisë. Mbetet të shihet sesi do të shkojnë gjërat në ditët në vijim dhe sesa do të jetë insistimi i zikaltërve për të nënshkruar me Hysajn, pasi me presidentin e Napolit, De Laurentis, është paksa e vështirë të negociosh për të dalë i fituar. /Shqiperia.ch/