You are here
Home > Futboll Bota > Në Zvicër e kanë të qartë varësinë nga shqiptari: Muzikë mu***, u ndamë në copa pa Xhakën

Në Zvicër e kanë të qartë varësinë nga shqiptari: Muzikë mu***, u ndamë në copa pa Xhakën

Ditën e martë mund të themi se ishin disa rezultate surprizë që na u rezervuan në përballjet kualifikuese për Europianin 2020. Ndër to mund të veçojmë përballjen mes Zvicrës dhe Danimarkës, teksa helvetët kryesonin me rezultatin 3-0 deri në minutën e 84. Pikërisht pas këtij fraksioni loje, çdo gjë ndryshoi, pasi danezët arritën të barazonin gjithcka në vetëm 10 minuta lojë duke i dërguar shifrat 3-3.

Trajneri i Zvicrës bëri disa zëvendësime ku u larguan 3 titullarë kryesor të kësaj Kombëtare, ndoshta edhe për faktin se në mendjen e Petkoviç, ishte hipotekuar fitorja nisur nga rezultati 3-0 në favor të vendasve. Ndër ta ai zëvendësoi edhe kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka, ku ky i fundit realizoi edhe golin e dytë për helvetët.

Teksa media zvicerane “Blue.ch” jep notat e ndeshjes, shprehet qartazi varësia që Zvicra ka nga lojtari shqiptar. “Muzikë mu***, sa iku Xhaka u ndamë në copa”, ky ishte titulli i zviceranes, që e vlerëson Xhakën si lojtarin më të rëndësishëm që kanë helvetët. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top