Xhani De Biazi ka njoftuar në “Facebook” së fundmi hapjen e një akademie futbolli. Por tekniku italian do të pushtohej nga komente të shumta të tifozëve shqiptarë, që i kanë pushtuar rrjetin social.
Mes nostagji të madhe për atë arritje të bërë në Francë, mesazhi i shqiptarëve ishte i njëjtë: “Kthehu te Shqipëria trajner”. Megjithë dëshirën e madhe të sportdashësve tanë që një gjë e tillë të ndodhë, shanset janë vërtet të pakëta.
Kjo pasi nuk e ka një kuptim një rikthim i tillë, pasi De Biazi mbylli një cikël te Shqipëria. Vetë trajneri do të shprehej se diçka kishte ndryshuar pasi Shqipëria arriti në Europianin e Francës dhe ekipi nuk po funksiononte më si më parë në drejtimin e tij. /Shqiperia.ch/