Që nga 11 shkurti 2014 kur Erjon Bogdani përfundimisht dha lamtumirën me Kombëtaren, që kanë kaluar 5 vite, sërish mbetet golashenuesi me i miri i Kombëtares sonë. Bogdani ne 74 ndeshje me fanelën kuq e zi ka tundur rrjetat kundërshtare në plot 18 raste.
Po “rreziku” konstant për të ja marrë kurorën. mbetet Armando Sadiku i cili me golin kundër Andorrës, arriti kuotën e 12 golave, duke kaluar legjendat si Altin Rrakli dhe Hamdi Salihi që ishin në barazim me nga 11 gola. Ajo që duhet të theksohet këtu, është fakti se Sadiku është vetëm 27-vjeç dhe ka zhvilluar 35 ndeshje me Kombëtaren, më pak se gjithë të tjerët. “Shqiperia.ch” do të sjell listën e lojtarëve që kanë shënuar gola më së shumti me Kombëtaren dhe ndeshjet qe kanë zhvilluar.
1.Erjon Bogdani-74 ndeshje-18 gola
2.Alban Bushi-67 ndeshje-14 gola
3.Ervin Skela-75 ndeshje-13 gola
4.Armando Sadiku-35 ndeshje-12 gola
5.Altin Rrakli-63 ndeshje-11 gola
6.Hamdi Salihi-50 ndeshje-11 gola