Trajneri i Danimarkës rrëmbeu vëmendjen e mediave shqiptare dhe atyre daneze, për shkak të nënvlerësimit të madh që tregoi për Kosovën. Shumë e tepruar ishte, pasi dardanët kanë lojtarë që luajnë në nivele të larta europiane.
Por Hareide do të shprehej se ishte më mirë të stërvitej, sesa të udhëtonte në transfertë ndaj Kosovës. Kjo është një histori e shkuar, ndërsa tekniku në fjalë, duket se e kërkon një lojë nervash me kundërshtarin në pjesën më të madhe të rasteve.
Zvicra ishte duke kryesuar me rezultatin 3-0, ndërsa atëherë kur nuk pritej, në minutat e fundit, erdhi edhe barazimi i Danimarkës. Një rezultat ky që nuk pritej as nga tifozi më i çmendur i danezëve duke parë ndeshjen sesi shkoi, por trajneri Hareidi mes të qeshurave, u shpreh se e zgjodhi vetë këtë mënyrë.
“Ne po kritikoheshim shumë për rezultatin 0-0 në ndeshjet tona, prandaj unë vendosa që dilnim 3-3(qesh). Ka një diferencë të madhe mes të dalurit i humbur dhe të marrësh një pikë. Në futboll mund të kalosh nga parajsa në ferr. Ndoshta prandaj e dua kaq shumë këtë sport”, ka thënë Hareide. /Shqiperia.ch/