Ditën e djeshme Kosova ka startuar edicionin e saj të vlefshme për eleminatoret e kampionatit europian, teksa ka sfiduar Bullgarinë, sfidë kjo e mbyllur me shifrat 1-1. Ajo çka ra në sy në këtë ndeshje ishte edhe mikpritja që u bënë dardanasit tifozëve miq, teksa siç raportohet ata janë pritur miqësisht përpara ndeshjes. Ndonëse kjo gjë është marrë si dobësi nga tifozët miq, ku njëri prej tyre ka ngritur simbolin e tre gishtave, për masakrën që kanë bërë serbët në Ballkan.
Ndonëse ky ishte një provokim absurd, duket se tifozi bullgar ka bërë një provokim të drejtpërdrejtë kundrejt shqiptarëve, gjë kjo që është komentuar gjatë ditës së sotme. Ndër ta nuk mund të mos reagonte edhe kryetari i Plisave, Albert Kastrati:
“Të filloj e ti rrah do thonë Plisat s’po vijnë të na shohin dhe probleme po bëjnë. Madje në foto me ta mos dilni se ky është provokimi i rëndë në mes të Prishtinës, krahë për krahë dhe po ti çon tre gishtat. Këta pas lojës s’kanë kaluar mirë, por tani e tutje nuk e lëmë askënd të na provokojë në qytet, kushdo qofshin ata”, shkruan Kastrati. /Shqiperia.ch/