You are here
Home > Kombëtarja U-19 > Turp/ I shënon Shqipërisë, Elezi shpërthen në festë me Maqedoninë: Sa i lumtur për golin!

Turp/ I shënon Shqipërisë, Elezi shpërthen në festë me Maqedoninë: Sa i lumtur për golin!

E pyesni ndonjëherë veten se çfarë nuk shkon me ne si shqiptarë dhe sukseset tona, që janë më të pakëta në krahasim me atë që duhej në të vërtetë? Raste si Agon Elezi të japin menjëherë përgjigjen.

Ky ishte futbollisti që realizoi golin e fitores, në miqësoren e sotme mes Maqedonisë së Veriut U-19 dhe Shqipërisë U-19. Rezultati doli 2-1, ndërsa golat janë shënuar të gjitha nga shqiptarët, por jo të gjithë të vërtetë.

Armando Broja, sulmuesi i Chelsea ka gjetur sërish rrjetën për kuqezinjtë e Dedes. Ndërsa te Maqedonia shënuan Jeton Dauti dhe Agron Elezi. Flitej për një ndeshje miqësore ku duhet të provohen lojtarët, por kjo nuk e ndaloi Elezin dhe shokët e tij, që të festonin si të çmendur në dhomat e zhveshjes. “Betejë e madhe, fitore e madhe kundër Shqipërisë dhe sa i lumtur për golin e fitores”, shkruan Elezi.

Ky i fundit ka një histori të ngjashme me “dhelprën dhe rrushtë”, pasi ka kërkuar U-21 e Shqipërisë megjithëse ishte vetëm 16-vjeç. Sigurisht që kjo ishte një çmenduri për Shpresat tona, që mund ta kishin në konsideratë një kërkesë të tillë, ndërsa Elezi u largua dhe nuk pranoj asnjë grupmoshë tjetër të kuqezinjve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top