Një vlerësim dhe reagim me vlerë ka ardhur nga gazetari i mirënjohur në trevat shqiptare, Iljasa Abazi. Së fundmi ka reaguar për një temë që nuk para preket gjithmonë, por që vlen shumë për t’u diskutuar.
Në fundin e një ndeshje të Shqipërisë apo Kosovës, gjithmonë ka tifozë që bëjnë morale të ndryshme rreth paraqitjes së lojtarëve në fushë. Por pyetja që shtrohet: “Sa vëmendje kanë vërtet futbollistët nga ana e tifozëve”?
Ndoshta jo në maksimum, pasi gazetaret e ndryshme të sportit në Shqipëri, zgjedhin që ta teprojnë disi me veshjen e tyre, vetëm për të treguar hijeshinë dhe format e trupit. Por gjithmonë duhet kuptuar ambienti në të cilin do të shkosh, pasi në stadium dhe disko, zakonisht përdoren dy veshje të ndryshme. Në Shqipëri e kanë për zakon që të kenë të njëjtën shije, pavarësisht ndryshimit të ambientit.
Por një turpërim dhe mëkat i madh për gazetarinë, është që të ndalen gjatë te format e gazetareve që tërheqin vëmendje për format e tyre, duke harruar gjithë ndeshjen. Mbi këtë çështje ka reaguar edhe Iljasa Abasi, që flet më konkretisht:
“Vëmendjen e tërheqin dhe e meritojnë lojtarët në fushën e blertë e jo personalitet në tribuna!Shikuesit janë të njejtë nga i pari e deri tek i fundit në shkallët e stadiumit, nuk duhet të ndahen se disa qenkan personalitete e disa të thjeshtë. Aman bre! Disa prej tyre që po i promovoni nëpër ndeshje të futbollit as bile që e shikojnë lojën tu e reklamu veten! E njejta gjë ndodhi edhe me ato dy ”bukuroshet” në Francë kur luante Kombëtarja shqiptare, ndërsa ata dyja nga ndeshja në ndeshje i bënin publicitet vetes, deri sa pas një kohë shumë të shkurtër, nëse nuk gaboj, njëra arriti të martohet me një të huaj edhe pse gjatë ndeshjeve mbante flamurin Kuq e Zi dhe na shiste patriotizëm.
Me mbet futbolli për personalitetet moti kohë ishte shuar! I lumtë futbollistëve në fushë dhe të gjithë atyre që po kontribuojnë në sport që denjësishtë të na paraqesin në arenën ndërkombëtare!”, shkruan Abazi. /Shqiperia.ch/