You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Në Bullgari kërkojnë llogari për tre pikët me Kosovën, portieri: E patë se çfarë loje bën!

Në Bullgari kërkojnë llogari për tre pikët me Kosovën, portieri: E patë se çfarë loje bën!

Kosova e ka dominuar Bullgarinë në takimin e kualifikueseve të Europianit, megjithëse nuk ka shkuar më shumë se një barazim me rezultatin 1-1. Shumë raste të shpërdoruara nga djemtë e Shaland, që mund të bënin edhe më mirë sa i përket pjesës së konkretizimit.

Por fati në shumë raste ishte kundër futbollistëve dardanas, duke i mohuar edhe fitoren. Nëse Kosova është me duart në kokë për mohimin e dy pikëve të tjera, në Bullgari mendojnë se duhej ta kishin fituar ata ndeshjen. Të paktën teorikisht, pasi vetë portieri i Bullgarisë, Nikolaj Mihajlov ia ka bërë të qartë ambientit sportive në atë vend:

“E kemi nisur mirë ndeshjen, por jemi lodhur dhe i dhamë territor kundërshtarit. Skuadra e tyre ishte vetëm me të rinjtë të mirë dhe unë mendoj se do i hapin punë shumë Kombëtareve në grupin tonë. Tashmë duhet të kthehemi më në formë në qershor. Dikush do të thotë se ne duhet të kishim tre pikë, por ju e patë se çfarë loje bëri Kosova”, ka thënë portieri Mihajlov. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top