Një fitore që shkon përtej tre pikëve kjo e Shqipërisë ndaj Andorrës. Me rezultatin 3-0, kuqezinjtë festuan falë golave të Sadikut, Balajt dhe Abrashit.
Shumë rezultate negative kishte marrë Kombëtarja në ndeshjet e fundit, por këtë herë historia e 90 minutave ka folur në favor të Shqipërisë. Festa ka vazhduar edhe në dhomën e zhveshjes, atje ku presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka festuar së bashku me lojtarët me lojtarët dhe stafin e Kombëtares. /Shqiperia.ch/