Shqipëria ka arritur të fitojë ndaj Andorrës me rezultatin 0-3 në transfertë. Një fitore shumë e vlefshme kjo për kuqezinjtë tanë, që shohin përpara për kualifikimin e mundshëm në Europian. Shanset mbeten sërish të mëdha, pasi jemi ende në fillimin e rrugëtimit.
“Shumë e rëndësishme ishte kjo ndeshje për ta fituar dhe sa mirë që ndodhi. Na ka ndërruar edhe ne si lojtarë, për moralin tonë. Shpresojmë të jemi ende në lojë. Fusha ishte në gjëndje shumë të keqe. Kombëtares gjithmonë i jap kurajo dhe i them që jemi të gjitha bashkë. Pra edhe momentet e vështira i kalojmë bashkë, megjithëse uroj të mos na vijnë më. Duhej t’i shënonim ato dy golat e fundit të pjesës së dytë që në fillim”, ka thënë Hysaj. /Shqiperia.ch/